Osmani pas samitit: Morëm deklarata mbështetëse për vizat, por duhen hapa konkretë

23 qershor 2022 | 15:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se ka pasur deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave, megjithatë sipas saj duhen hapa konkretë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën evropiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim.

“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese në të kaluarën kanë shfaqur mbështetje sot dhe kërkuan progres në këtë drejtim”,ka thënë Osmani.

Megjithatë, Osmani ka thënë se s’do ta përmendë asnjë shtet anëtar, sepse pret mbështetje nga të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme…