Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

25 mars 2024 | 12:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të vrarë nga pushtuesi serb.

“Së bashku me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë nderuam 49 martirët e fshatit Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët dhe 6 të pagjeturit. Lufta jonë për liri nuk ka pushuar asnjëherë, sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri. Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend. Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Robert Lewandovski e refuzoj ofertën e Al-Hilal, klubi arab…