
Haradinaj e quan Mamushën urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Turqisë (Video)
22 shkurt 2019
| 15:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë ka vizituar të premten Komunën e Mumushës, e cila është e banuar me shumicë turke.
Haradinaj e ka quajtur Mamushën urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Turqisë.
“Është edhe urë lidhëse të popullit të Kosovës dhe atij turk. Jam këtu për të mësuar kërkesat dhe nevojat e detyrat që na dalin ne si Qeveri në të ardhmen. Kjo komunë është e vogël që të ardhurat i ka dy milionë. Jam i bindur se së bashku do mund të ecim drejt zhvillimit të Mamushës dhe drejt zhvillimit të Kosovës. Iu siguroj se Qeveria është e juaja ashtu siç jeni ju të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Takim me qytetarë gjatë vizitës së punës në Mamushë(drejtpërdrejt)
Gepostet von Ramush Haradinaj am Freitag, 22. Februar 2019