Haradinaj: E vështirë heqja e taksës, kemi paraqitësi të mëdha

28 shkurt 2019 | 16:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar të këmbëngulë në mbajtjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, pavarësisht presionit amerikan.

Ai në një konferencë për medie të enjten, ka thënë se Kosova ka paqartësi të madha për fazën përfundimtare të dialogut.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund ta heq taksën pavarësisht kërkesës amerikane për pezullimin e saj, raporton “Epoka e re”.

“E kemi shumë të vështirë marrjen e një veprimi për pezullim të taksës, për shkak të paqartësive. Ne nuk po e dimë për çfarë është fjala. a është fjala për një proces të dialogut siç e kemi pasur deri me tani, ku ftohemi në takime? E kemi parë se ky proces na ka dëmtuar realisht në vazhdimësi. Apo është fjala për arritjen e një marrëveshje të cilën ne nuk e kemi parë dhe nuk e dimë se çka është. Pra është bukur zor Kosova të marr një veprim në terr. Realisht ne nuk e dimë se ku po e qesim këmbën tani”.

“Ne dëshirojmë që sa më shpejt, jo me e pezulluar, por me e heq taksen, në kuadër të një marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi, ku i dimë të gjitha temat, përfshirë edhe tregtinë e lirë Kosovë-Serbi. Në gjendjen çfarë është sot është e pamundshme për të marrë një vendim për pezullim të taksës”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka treguar se më lehtë do të ishte sikur i gjithë spektri politikë të ishte unik për mos heqjen e taksës.

Sipas tij, më mirë është që Kosova tani t’i bartë disa pasoja. “Përçarja e madhe po na shkatërron dhe po na ulë pozicionin negociues me Serbinë. Po na nxjerr probleme të brendshme. Sikur të kishim qenë bashkë, me qëndrim të njëjtë, që Serbia nuk mundet të shesë me zor të ne pa na njohur jam thellë i bindur se do të kishin një gjendje tjetër në Kosovë. Për fat të keq nuk është kështu. Mirëpo, unë mendoj që është më mirë që me heq keq tani si Kosovë nëse është nevoja. Tani me i paguar disa pasoja nëse nuk bënë pa to, sesa në fund me na venë dikush një kontratë që merr përkrahje ndërkombëtare, por që nuk është në rregull për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë “Air Energy” sh.p.k, Bordi…