Haradinaj emëron Adriana Hoxhiqin ministre të MAPL-së

12 prill 2019 | 10:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar Adriana Hoxhiqin ministre të Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhiqi në të kaluarën ka ushtruar pozitën e shefes së Zyrës Administrative në Veri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës,…