Haradinaj: Është koha që të angazhohemi për një mjedis të shëndoshë

22 prill 2018 | 13:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, ka thënë se është koha që të angazhohen të gjithë për një mjedis të shëndoshë.

“Dita e Tokës, e cila po shënohet sot në mbarë globin, na shërben ta ngrisim vetëdijen e përgjithshme që ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës. Duke e ruajtur ekosistemin, ajrin e ujin, bjeshkët tona, biodiversitetin, florën dhe faunën, sigurohemi se po e bëjmë më të mirën për vetën dhe brezat që vijnë. Është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 20:45 zhvillohet derbi i Serisë A në mes…