Haradinaj është zgjidhja më e mirë për president

09 dhjetor 2020 | 22:23

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për zgjedhjen e presidentit dhe problemet e shkaktuara për mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se AAK-ja e ka bërë publike propozimin e saj që kandidat të nominuar e kanë kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj.

“Ne e kemi kandidatin tonë dhe nuk kemi arsye të lëvizim nga ky pozicion dhe po presim që të tjerët të lëvizin nga pozicionet e tyre”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, Ramush Haradinaj është zgjidhja më e mirë për Kosovën në këtë kohë që të votohet për president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shajkovc…