Haradinaj: Faleminderit të gjithëve që më përkrahët këto ditë!

22 korrik 2019 | 11:38

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar qytetarët që e përkrahën këto ditë, pas vendimit të dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta ketë tregun për njohje dhe të mos pranojë ndarje e as Dodik Republikë.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka fituar shumicën…