Haradinaj falënderon Gjermaninë për ndihmën dhënë Kosovës

30 shtator 2020 | 13:40

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Jorn Rohde.

“Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë.

“Ne jemi përgjithmonë falënderues”, ka shkruar lideri i AAK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda ka sërish probleme me këmbën e tij të…