Haradinaj: Fatos Arapi përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve

11 tetor 2018 | 17:49

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen, komunitetin e shkrimtarëve, dhe lexuesit për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar Fatos Arapi.

Në profilin e tij në “Faceook”, kryeministri ka shkruar se Fatos Arapi ishte krijues  shumëdimensional, i cili i përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar.

“Kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë!”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike…