Haradinaj fton organet e rendit që të zhvillojnë hetimet për policin e vrarë në Zhur

28 janar 2020 | 23:58

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

“Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"I trishtë lajmi për humbjen e jetës së një polici…