Haradinaj: Gjendjen në Telekom e kemi trashëguar

09 qershor 2018 | 10:09

Kryeministri Ramush Haradinaj të premten është paraqitur në interpelancë në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.

Kryeministri ka marrë kritika të shumta nga deputetët e opozitës rreth gjendjes aktuale në Telekomin e Kosovës, mirëpo Haradinaj ka theksuar se këtë gjendje e ka trashëguar.

Ai ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa për ta shpëtuar këtë ndërmarrje.

“Pas identifikimit të gjendjes ne e kemi skanuar gjendjen. Kemi kërkuar ndërprerjen e kontratave komerciale që lejojnë edhe më tutje funksionimin”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, me bordin e drejtorëve ekzistues kanë kërkuar të themelohet një grup që i vlerëson kontratat e qirave, kanë kërkuar të përgatitet një plan i cili buron prej tyre, në mënyrë që ta shmangin falimentimin e ndërmarrjes.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 19 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të…