Haradinaj: Gjeneral Skënder Çeku, gurthemel i shtetit të Kosovës

17 gusht 2018 | 11:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajor Skënder Çekun me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij.

Ai ka thënë se gjeneral Çeku është bërë gurthemel i shtetit të Kosovës.

“Me pietet të lartë kujtojmë sot 20 vjetorin e rënies heroike të gjeneralmajor Skënder Çekut. Beteja e Loxhës shënon një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë të re. Gjeneral Çeku ishte një nga luftëtarët më të shquar në rrugën tonë për liri dhe flijimi i tij e luftëtarëve tjerë u bënë gurthemel i shtetit të Kosovës. Porosia e tyre, frymëzim i përjetshëm për brezat!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Me pietet të lartë kujtojmë sot 20 vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Major Skënder Çekut. Beteja e Loxhës shënon një…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Freitag, 17. August 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Gashi, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë…