Haradinaj: Gjermania përherë ka qenë mike e madhe e Kosovës

29 tetor 2018 | 12:51

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë të priste në takim gjeneralin Eberhard Zorn.

“Në një diskutim përmbajtjesor me gjeneralin Zorn, e njoftova atë për shumë procese që po kalon vendi, veçanërisht për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe tranzicionin e saj një forcë profesionale dhe shumë-etnike në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Në këtë linjë, e falënderova gjeneralin për misionin shumëvjeçar të Bundesverit, të secilit ushtarak gjerman në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe shpreha përkushtimin tonë të pakompromis për ta vazhduar partneritetin tonë në fushën e sigurisë në etapat në vazhdim”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri ka shtuar se Gjermania përherë ka qenë mike e madhe e Kosovës dhe ka rol të pazëvendësueshëm në konsolidimin e Kosovës si shtet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”,…