Haradinaj, Hotit: Po synon të bëhesh kryetar i LDK-së

07 mars 14:10

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbrojtur vendimin e tij për shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Haradinaj ka thënë se secili do të marrë përgjegjësi për veprimet e ndërmarra.

Madje, sipas tij, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po synon që të tregojë muskujt që të bëhet kryetar i partisë.

“Nuk jam ekspert i debati këtu, po ka një gjë që po më dhemb. Ka diçka që unë e shoh se një pjesë e madhe kohës është duke shkuar fals. Po thirrni interpelanca sa me thënë që po bëhemi opozitë. Ti Avdullah Hoti e ki synimin mu bo kryetar i LDK-së”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën…