ASK-ja: Kosovën e vizituan 69.05 për qind e vizitorëve të huaj

07 mars 2018 | 14:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4).

Sipas ASK-së, pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. “Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj. Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 netëqëndrime. “Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj”, është theksuar në raportin e ASK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se ekipi…