Haradinaj i bindur se vizat do të hiqen para Vitit të Ri

22 tetor 2019 | 00:38

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka pohuar se Gjermania është duke e prirë këtë proces prandaj do të jetë shumë më e lehtë

“Liberalizimi i vizave do të vjen para fundit të vitit. Qeveria e ardhshme do të jetë aty kur të vjen liberalizimi i vizave. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë do të vjen në Kosovë. Jemi duke e kryer punën finale për liberalizim dhe kur të bëhet kjo të mos ketë asnjë ngecje”, ka pohuar ai.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje, Qeverinë e re, taksën e tema tjera të rëndësishme.

Ai ka pohuar se arsyeja pse ka prishur koalicioni ka qenë sepse ai ishte duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Netanyahu e ka informuar presidentin e Izraelit se nuk…