Haradinaj i gëzohet lajmit që komuna e Rahovecit ka dalë më transparentja në qeverisjen komunale

23 korrik 2021 | 13:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është gëzuar lajmit që komuna e Rahovecit ka dalë komuna më transparente në qeverisjen komunale.

Haradinaj ka uruar kryetarin Smajl Latifi për ketë sukses.

“Gjakova dhe komunat e tjera ku udhëheq Aleanca, po ashtu kanë arritur rezultate shumë të larta. Përgëzoj kryetarin Smajl Latifi për punën dhe angazhimin e palodhur në dobi të mirëqenies së qytetarëve. Aleanca ofron qeverisje transparente, funksionale, zhvillimore, bashkë me qytetarët. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të…