
Haradinaj i impresionuar me punën e kompanisë “Frutomania”
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i impresionuar me punën e kompanisë “Frutomania”.
Ai ka thënë se 100 për qind prodhim i Kosovës dhe i një cilësie të lartë, sot Frutomania operon edhe në tregje të huaja.
“Në vizitën e sotme që e zhvillova në këtë kompani të prodhimit dhe përpunimit të frutave, reçelit dhe pijeve të tjera, e përgëzova pronarin Armend Malazogu për ofrimin e këtij produkti kaq cilësor. Me rreth 300 të punësuar, 240 hektarë plantacione të mbjella, mbi 600 mijë fidane dhe 400 fermerë bashkëpunëtorë, Frutomania e ka bërë Kosovën, adresë të sigurt për investime”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se si Qeveri po angazhohen që programet qeverisëse të gjejnë zbatim në kohë, në mënyrë që të kemi storie të suksesit.
/Epoka e re/