Haradinaj: I kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit të mosbesimit

07 qershor 2023 | 14:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i kanë votat e nevojshme të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ish-kryeministri Haradinaj para gazetarëve, ka thënë se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit Albin Kurti ndaj aleatëve.

Sipas tij, një gjë e tillë e bën të vështirë rrugën përpara, për çka kanë filluar pasojat. Kreu i AAK-së, ka thënë se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur.

Ai ka theksuar se Kosova ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së për deeskalimin e situatës, raporton “Ksp”.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për…