Haradinaj i ndan medalje Zeqir Kiqinës
02 janar 2022
| 14:43
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e Zeqir Kiqinës, pasi këtij të fundit i ka vdekur nëna.
Me këtë rast, Haradinaj i ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”.
“Sot me bashkëpunëtorë për ngushëllime në familjen e mikut dhe kolegut tim Zeqir Kiqina, pas ndarjes nga jeta të nënës së dy luftëtarëve të lirisë, Shehides. Ndamë dhembjen me këtë familje atdhetare, me të cilën na lidh historia e ditëve të lavdisë. Me këtë rast, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për luftëtarin e lirisë Zeqir Kiqina. Nëna Shehide, u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.



