Haradinaj i ndanë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, Rrustem Graishtës

13 prill 2024 | 21:42

Kryeteri i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Fatmir Limaj, Shejh Xhemajliun, Bali Muharremaj, Smajl Latifin, Ekrem Kastratin, Avdyl Mushkolajn etj, janë mirëpritur ngrohtësisht nga Rrustem Graishta në fshatin Duhël.

“Djemtë e kësaj familje, Fehmiu dhe Lumniu, dhanë kontributin e tyre për lirinë e atdheut si luftëtar të UÇK-së. Kjo familje kontributin për vendin nuk e ndali asnjëherë, sikurse Lumniu, i cili e vazhdon këtë kontribut nën emblemën e Policisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet, për arsyen e vizitës në këtë familje.

Dhe për kontributin e dhënë gjatë luftës dhe pas saj, Haradinaj kryefamiljarin Graishta e ka nderuar me medalje.

“Me këtë rast, pata kënaqësinë që në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë për vendin, në emër të familjes, Rrustem Graishtës t’i ndajë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontribut në çështjen kombëtare.”, ka bërë të ditur Haradinaj.

Njoftimi i plotë i tij:

Sonte bashkë me shejh Xhemajliun, Bali Muharremaj, Fatmir Limaj, Smajl Latifin, Abdyl Mushkolaj, Ekrem Kastratin dhe shumë bashkëluftëtarë, u pritëm ngrohtësisht në Duhël të Suharekës tek familja atdhetare e Rrustem Graishtës. Djemtë e kësaj familje, Fehmiu dhe Lumniu, dhanë kontributin e tyre për lirinë e atdheut si luftëtar të UÇK-së. Kjo familje kontributin për vendin nuk e ndali asnjëherë, sikurse Lumniu, i cili e vazhdon këtë kontribut nën emblemën e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, pata kënaqësinë që në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë për vendin, në emër të familjes, Rrustem Graishtës t’i ndajë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontribut në çështjen kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së Joe Biden është kthyer në Uashington duke…