Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

20 maj 2021 | 20:49

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blakaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Haradinajt në takim.

“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, tha Blakaj.

Kryeministri Kurti sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër kryeministrit…