Haradinaj i shkruan letër Stoltenbergut, e uron për 70-vjetorin e NATO-s

04 prill 2019 | 13:18

Në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, me urimet më të mira.

Haradinaj ka rikujtuar se njëzet vjet më parë, NATO ka mbrojtur të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit.

“Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për…