Haradinaj ia kthen letrën Mogherinit, ia përmend mosneutralitetin e BE-së në raport me marrëveshjet

20 dhjetor 2018 | 18:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dërguar një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, komisionares për tregti, Cecilia Malmstrom dhe komisionarit për zgjerim, Johanes Hahn, të cilët ditë më parë nëpërmjet një letre ia ka bërë të qartë Qeverisë se në çfarë niveli ka filluar dhe duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Haradinaj në këtë letër i ka thënë Mogherinit se deklaratat e saj kanë humbur momentumin në procesin e dialogut me Serbinë.

“Deklarata juaj publike lidhur me kufijtë, e kombinuar me ftohtësinë tuaj ndaj dëmeve të mëdha që i shkaktohen shoqërisë sonë nga veprimet e Serbisë, kanë zvogëluar progresin dhe kanë quar direkt në humbjen e momentumit në procesin e dialogut”, është thënë në letrën e Haradinajt.

Letra e plotë e Haradinajt:

E nderuara përfaqësuese e lartë, znj. Mogherini,

I nderuari komisionere Malmstrom,

I nderuari komisionari Hahn,

Po i referohem letrës suaj të 17 dhjetorit…

Ne i dëshirojmë raportet shumë të ngushta me Bashkimin Evropian. Megjithatë, nën administrimin tënd, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni neutralë në marrëveshjet e saj me Kosovën dhe Serbinë. Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjet teknike të Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri.

Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin pjesët Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë.

Dëshiroj të kujtojë se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të krijuar raporte të qëndrueshme me serbët e Kosovës, gjithashtu edhe me minoritetet e tjera. Këto përpjekje kanë filluar të japin frytet e tyre.

Deklarata juaj publike lidhur me kufijtë, e kombinuar me ftohtësinë tuaj ndaj dëmeve të mëdha që i shkaktohen shoqërisë sonë nga veprimet e Serbisë, kanë zvogëluar progresin dhe kanë quar direkt në humbjen e momentumit në procesin e dialogut.

Kategorizim i veprimeve të Serbisë nga ana juaj si “provokim tregtar brenda CEFTA-s” është thellësisht ofendues: ju e dini që Serbia ka qenë e ashpër në sulmet e saj ndaj shtetit tonë, ndaj institucioneve tona dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tonë.

Përkundër gjithë këtyre problemeve, ne kemi vazhduar të përkrahim, pa rezerva dialogun me Serbinë. Siç e dini, kemi marrë masa të fuqishme kohëve të fundit për ta forcuar dhe për ta përkrahur dialogun, bazuar në kompetencat kushtetuese të institucioneve tona. Kuvendi ynë ka dëshmuar se jemi të bashkuar për ta hapur një kapitull të ri në këtë proces.

Qeveria ime do të vazhdojë të veprojë sipas detyrave të caktuara nga kushtetua 0për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Qëndrimi ynë lidhur me vënien e taksës është i njëjtë siç e kam thënë edhe në letrën e 15 dhjetorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë për vitin…