Haradinaj ironizon me Kurtin: Aq sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kryet nën ujë

02 shkurt 2023 | 18:00

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për kushtet e kryeministrit Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Kurti ka parë vendosmërinë e tij dhe mirë që po reflekton, por ka ironizuar duke thënë se ai e mban kokën nën ujë, aq sa Kurti po e mban fjalën.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedë me Avni Lamën (4) Në banesën e Avni Lamës,…