Haradinaj: Isa Boletini na la një porosi, atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar

23 janar 2019 | 10:09

Me rastin e 103-vjetorit të rënies së heroit kombëtar Isa Boletini, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar një postim në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. ‘Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Isa Boletini me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. 

“Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin. Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku, pas intervistimit…