Haradinaj kërkon nga LV-ja e PDK-j t’i heqin barrierat: UÇK-ja dhe Kosova janë më të rëndësishme sesa ju

27 maj 2025 | 10:51

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, u ka bërë thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që t’i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës.

Sipas Haradinajt, LV-ja dhe PDK-ja duhet të ndjekin shembullin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, të cilët, sipas tij, janë të bashkuar.

“Kosova po përballet me krizën më të thellë institucionale. Ndërsa, zgjidhje më të thjeshtë për të dalë nga kjo situatë, kurrë nuk ka pasur! E çka po bëjnë partitë politike? Po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës dhe po e trajtojnë njëra-tjetrën si armiq të përbetuar. E di që nuk po u ngutet. Pagat po, xhipat po, beneficionet po, punë jo. Por, UÇK-së po i ngutet. Krerët e UÇK-së pas pesë vjetëve presin fundin e një gjyqi politik. Pavarësisht lojërave tuaja këtu në Kosovë, ata kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar. Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. LV-ja dhe PDK-ja duhet t’i heqin barrierat mentale kundër njëra-tjetrës. UÇK-ja dhe Kosova është më e rëndësishme sesa ju. Ata që po mbahen në Hagë janë më të rëndësishëm sesa ju! Nëse dëshirojmë gjyq fer dhe të paanshëm, tani është koha të veprojmë! Përndryshe, mllefi i popullit do t’ju mbulojë juve në Parlament, njëjtë si Gjykatën Speciale! Kosova nuk duron më!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
hënën, nga aeroporti i Hanoverit do të realizohet një tjetër…