Haradinaj kërkon nga policia të jetë e pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit

17 shtator 2023 | 14:11

Të shtunën në Kosovë  kanë ndodhur tri aksidente të cilat ishin fatale për jetën e pesë personave.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar lideri iu AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, derisa i ka bërë thirrje policisë që të jenë të pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat.

“Mos e humbni jetën dhe mos i merrni jetën askujt në komunikacion. Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve! Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haziri, ishte anëtar i Komitetit Drejtues, anëtar i Sekretariatit…