Haradinaj: Këshilli i BE-së njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave

18 qershor 2019 | 15:37

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë duke iu referuar konkluzionit preliminar të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), ka thënë se ky këshill njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për vendin tonë.

“‘Këshilli e njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezantuar në raportin e korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në mars 2019, Parlamenti Evropian përkrahu propozimin e Komisionit Evropian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli’, përkthim i saktë i konkluzionit preliminar (pika 54), të Këshillit të Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK),  është e përkushtuar që të…