ATK-ja me plan veprimi për sektorin e ndërtimtarisë

18 qershor 2019 | 15:29

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK),  është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj  në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes tatimore,  për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore,  që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor. Kështu ëshët thënë në komunikatën për medie të dërguar nga ATK-ja.

“Për këtë qëllim ATK së bashku me FMN-në kanë hartuar “Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021”,  ku përmes këtij plani  ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor. Me  fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i ulët dhe i lartë, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj”, ëshët thënë në komunikatën e ATK-së.

Sipas kësaj komunikate, aktivitetet përmbushëse për sektorin e ndërtimtarisë, do të ndërlidhen me një strategji gjithëpërfshirëse për përmirësimin e përmbushjes. “Qëllimi është që të zbatohet një qasje bashkëvepruese në trajtimin e riskut,  fillimisht në sektorin e ndërtimtarisë me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të përmbushjes duke reduktuar hendekun tatimor. ATK-ja,  inkurajon tatimpaguesit që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor. Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është bërë nikoqire…