Kosova, nikoqire e “Eruowings”-it

18 qershor 2019 | 15:29

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është bërë nikoqire e bazës së parë në Evropën Juglindore për kompaninë prestigjioze “Eruowings”, pjesë e “Lufthansa Group” me qasje në “Star Alliance”, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare.

“I lumtur të kuptoj, përmes drejtorit gjeneral të kësaj kompanie, Thorsten Dirks që ‘Eurowings’ e zgjedhë Kosovën si bazën e saj të për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror. Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane”.

“Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat. Lajmi i sotëm, do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes akademisë që ‘Eruowings’ dhe ‘Eruokoha’, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kooperativën e grave “Eva” e cila gjendet në fshatin Videjë…