Haradinaj konfirmon se do të udhëtojë në SHBA

24 janar 2023 | 12:57

Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj aktualisht lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritet të udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

E, shkak për këtë udhëtim të tij është dialogu Kosovë Serbi dhe gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare mes palëve.

Lajmin e ka konfirmuar vet Ramush Haradinaj për Gazeta Blic.

“Po planifikoj të udhëtoj në fund të këtij muaji”, ka thënë Haradinaj pa saktësuar datën ose niveli ne takimeve që do të ketë në SHBA.

Ramush Haradinaj pritet të udhëtoj me 26 janar për në SHBA.

Ky udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë- Serbi dhe se ish kryeministri I Kosovës do të ketë takime të nivelit të lartë.

Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka përkrahur planin franko gjerman të cilin ai e ka quajtur si plan ët SHBA dhe NATO e ku sipas tij në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Disa herë i ka bërë thirrje kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurti që ta pranoj këtë plan duke thënë se SHBA dhe BE janë ‘lodhur’ nga politika që po ndjek Kurti karshi këtij plani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan, pas…