PDK-ja reagon pas arrestimit të nëntë zyrtarëve në Lipjan, kërkon dorëheqjen e Imri Ahmetit

24 janar 2023 | 12:49

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan, pas arrestimit të nëntë zyrtarëve në këtë komunë, ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Imiri Ahmeti të përgjigjet para drejtësisë për rastin dhe të japë dorëheqje duke i hapur rrugë hetimeve.

“Po ashtu, prej kohësh ne kemi bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi”, është thënë në reagimin e PDK-së në Lipjan.

Më tutje, PDK-ja ka theksuar se nuk do të ndalet së denoncuari çdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kanë fakte dhe dëshmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora më në fund ka folur për thashethemet e…