Haradinaj: Kosova duhet të sillet reciprokisht në raport me sjelljet e Serbisë

18 prill 2024 | 13:23

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar arrestimin e policëve të Kosovës në Serbi.

Haradinaj ka thënë se reagimi i institucioneve të Kosovës shpërfaqë mungesën e mbështetjes serioze.

“Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e zëvendësdrejtorit Jankoviq dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhej dhënë ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm.

“Qeveria, presidenca, MPB-ja dhe MPJ-ja do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Luan Veliu Të quajta "cop" Flamuri, para disa viteve,…