Haradinaj: Kosova ka partneritet të besueshëm me Britaninë e Madhe

09 korrik 2018 | 13:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Londër.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryeministri ka thënë se Kosova ka partneritet të besueshëm me Britaninë e Madhe, ashtu siç ka me ShBA-të.

“Ne kemi partneritet direkt dhe të besueshëm me Britaninë e Madhe, siç e kemi me ShBA-të dhe vendet tjera evropiane dhe po punojmë që kjo marrëdhënie të avancohet më shumë, në fushën politike dhe ekonomike. Sot pata rastin që në studiot e rrjetit televiziv CNBC në Londër, përballë Hadley Gamble dhe Joumanna Bercetche në një intervistë direkte për audiencën ndërkombëtare, të ndajë vizionin e Kosovës për rrugëtimin euro-atlantik dhe të ftojë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se…