Haradinaj: Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon

14 qershor 2019 | 10:21

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe ekipin e Zyrës së Kryeministrit, rreth të dhënave të fundit për gjendjen në politikën tatimore të vendit.

“Ky është viti i ekonomisë dhe në frymën e kësaj, jemi duke punuar që të shohim një pasqyrë të saktë se ku qëndron Kosova në fushën e politikës fiskale, çka kemi ndërmarrë si Qeveri për të përmbushur infrastrukturën ligjore, lehtësirat fiskale që kemi ndërmarrë, duke i liruar nga tatimi shumë linja prodhuese si dhe çka mund të bëjmë më shumë, në të mirë të rritjes ekonomike, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Në vizitat në terren çdo ditë po vërejmë rritje të prodhimit dhe eksportit dhe është në interes primar të vendit që t’i evidentojmë dhe shfrytëzojmë të gjitha resurset tona, për t’i avancuar këto parametra ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe…