Haradinaj: Kosova mund ta pësojë nëse s’ka marrëveshje me Serbinë

30 korrik 2018 | 17:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur në debatin parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se në rast të mosarritjes të marrëveshjes me shtetin serb, të gjithë si përfaqësues politik të Kosovës do ta bartin përgjegjësinë.

Ajo që do të ndodhë, sipas tij, është që Serbisë do t’i lejohet të ecë përpara e Kosova do të ngecë.

Haradinaj ka thënë se nëse konstatohet që Kosova nuk është në gjendje për t’u vetorganizuar dhe për ta përfaqësuar veten, atëherë do t’i jepet mundësi bashkësisë ndërkombëtare të vendos si në rastin e Rambujesë.

Haradinaj ka kritikuar partitë opozitare që gjatë diskutimit për dialogun Kosovë-Serbi, nuk e kanë fokusin as tek formula dhe as tek platforma, por e kanë tek fitimi i ndonjë poeni politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk…