Haradinaj: Kosova, një prej shteteve më besnike të ShBA-së në Koalicionin Global kundër ISIS-it

05 shkurt 2020 | 23:44

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me të dërguarin Special të presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, ambasadorin Jim Jeffrey.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është një prej shteteve më besnike të SHBA-së në Koalicionin Global kundër ISIS.

Ish-kryeministri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është nder që Kosova pas shumë viteve të jetë eksportues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

Postimi i plotë i tij:

Takim me të dërguarin Special të Presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, Ambasadorin Jim Jeffrey.

Kosova është një prej shteteve më besnike të ShBA në Koalicionin Global kundër ISIS. Ne kemi ndarë fonde të konsiderueshme për Koalicionin Global, jemi storje e suksesit për riatdhesim dhe kemi shprehur gatishmërinë që aktivisht me të gjitha mekanizmat e sigurisë të jemi ne krah të ShBA-së.

Ambasadori Jeffrey falënderoi Kosovën për rolin që kemi luajtur në sukseset e përbashkëta. Është nder që Kosova pas shumë viteve të jetë eksportues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

Për angazhimin e tij prej shumë dekadash për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës, për miqësinë dhe partneritetin strategjik me institucionet tona i dhurova Ambasadorit Jeffrey medaljen e Skënderbeut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se masa…