Haradinaj: Kosova sot po ua lanë një borxh Bajraktarit dhe Gjelajt

06 korrik 2019 | 15:57

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart figurën e dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj, të cilët ranë në Betejën e Shekullarit.

Haradinaj deklaroi se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë.

“Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj, në profiling e vet nw “Facebook”.

Ndryshe, sot në Pejë u mbajt edhe një akademi përkujtimore për dy dëshmorët, ndërsa më pas me një ceremoni u bë edhe rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Kosova nuk…