Haradinaj: Kriminelët e kanë vendin në burg

16 maj 2019 | 22:05

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina është deklaruar pasi fotografia të…