Brovina: Fotografia është autentike dhe për këtë ju garantojë

16 maj 2019 | 21:22

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina është deklaruar pasi fotografia të cilën e publikoi sot po dyshohet të jetë e manipuluar.

“Fotot janë autentike dhe për këtë ju garantojë”.

“Sot nuk kam folur por herave të tjera. Fotografinë tjera nuk i dëshmova për shkak të ndjeshmërisë por do t’i dorëzoj në Prokurori. Me zyrën e dhunimit bashkëpunoj, jam në dispozicion që krimet e luftës t’i dëshmojë në çdo moment. Të mos bimë pre e atyre që s’duan t’i publikojnë krimet e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Brovina për “TVDukagjini”.

Tutje, ajo ka thënë se nuk ka frikë nga e vërteta.

“Nuk kam frikë nga e vërteta, në vend se të merren me krimin merren me personalitetin tim, kjo është qesharake dhe e palogjikshme. Do ta kontaktoj Prokurorinë e shtetit. Kam kontaktuar me telefon dhe do ta caktoj ditën kur do t’ia dorëzoj dëshmitë tjera. Edhe për këtë kam dëshmi edhe i kam ruajtur me shumë xhelozi”, ka përfunduar Brovina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…