Veseli për iftar me nxënësit e Medresesë në Prishtinë

16 maj 2019 | 21:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, ka bërë sonte iftar bashkë me nxënësit e Medresesë Alaudin në menzën e tyre në Prishtinë.

Me këtë rast, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qytetarët duhet të kenë solidaritet mes njëri-tjetrit.

“Iftar së bashku me nxënësit e Medresesë “Alaudin” në Prishtinë. Begati në çdo familje të Kosovës dhe sa më shumë solidaritet mes njëri-tjetrit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Letonisë miratoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në…