Haradinaj: Kroacia, aleate në rrugëtimin tonë euroatlantik

24 prill 2018 | 14:03

Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara historike dhe nga e ardhmja evropiane. Kështu ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin bilateral që zhvilloi sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“Duke marr për bazë shembullin kroat të integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen evropiane dhe me NATO-n”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Republika e Kroacisë ka dhënë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e forcimit dhe konsolidimit të shtetësisë dhe për këtë populli dhe Qeveria e Kosovës janë mirënjohës.

Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Kroacisë për Kosovën edhe më tutje në shtimin e numrit të njohjeve, anëtarësimin në strukturat euro-atlantike dhe në organizata ndërkombëtare.

“Homologut tim, Andrej Plenkoviq, i kërkova mbështetjen kroate për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë. Kroacia mund të jetë zë i fuqishëm i rajonit”, tha Kryeministri Haradinaj.
Ndërsa kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se shteti kroat do të vazhdojë ta mbështetës Kosovën në rrugën e saj eurointegruese.

Në fund të këtij takimi, kryeministri Haradinaj e ka ftuar për vizitë zyrtare në Kosovë, kryeministrin Plenkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Art Kurti, aktori i njohur i serialit “O Sa Mirë”…