Haradinaj: Kufiri me Serbinë është kufi me Rusinë, ata që nuk marrin vesh po ia bëjnë argatin dreqit

24 mars 2024 | 14:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 26-përvjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, ka folur për nevojën e lidhjes së fortë të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Haradinaj nga Gllogjani ka thënë se kufiri i Kosovës me Serbinë është “edhe kufi me Rusinë”.

“Nuk jam prej atyre që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashtë me vdekë, por kanë vdekë të tjerë në vendin tim – vëllezër e shokë”.

“Dhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, them rroftë Amerika, rroftë NATO! Rroftë Amerika, se kufiri ynë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë. Ata që s’e marrin vesh, për fat të keq edhe njëherë po ia bëjnë argatin dreqit”,

“Ne duhet me u lidhë fort me Amerikën – kanë thënë edhe tjerët para meje, udhëheqës politikë e ushtarakë”, ka thënë ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në…