Loriana Kuka e humb luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit

24 mars 2024 | 14:45

Xhudistja Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit.

Ajo ka pësuar humbje nga holandezja Guusje Steenhuis.

Steenhius ishte duke udhëhequr me “Wazzari” por që Kuka e ka marrë edhe dënimin e tretë.

Në ndeshjen e parë, xhudistja e ka mposhtur me “Ippon” kubanezen, Lianet Carbona.

Kuka ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kosova në kryeqytetin e Gjeorgjisë është paraqitur me katër garues. Distria Krasniqi ka arritur rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë.

Laura Fazliu është renditur e pesta, pasi në luftë për medalje të bronztë ka pësuar  një lëndim dhe ka humbur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka…