Haradinaj kujton 19-vjetorin e masakrës së Rezallës: Me krenari përulemi për të gjithë të rënët

05 prill 2018 | 10:30

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot martirët e fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, në 19-vjetorin e masakrës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se masakra në Rezallë, por edhe rënia heroike e dëshmorëve të Kosovës janë dëshmi e përpjekjes për liri dhe pavarësi.

“Dhembja e masakrës së Rezallës, ende është e freskët dhe peshon rëndë në kujtesen e popullit tonë. Përherë do t’i nderojmë viktimat, sepse respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Përulem para kësaj sakrifice, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se…