Haradinaj kujton betejën e Zhegocit

15 prill 2021 | 11:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot betejën e Zhegocit.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se 15 prilli 1999, shënoi shumë ngjarje që i dhanë kahje vazhdimit të luftës për liri.

“Duke kujtuar sot betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Stina e përgjakur dhe e fundit në robëri!

15 prilli 1999, shënoi shumë ngjarje që i dhanë kahje vazhdimit të luftës për liri.
Përderisa armiku po përgatitej për një operacion të shkallës së gjerë, kundër zonave të Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bën shembull i guximit dhe gatishmërisë për sakrificë drejt realizimin e ëndrrës shekullore.
Pranvera e përgjakur, u shënua me rezistencën e pushkët e tyre. Ishte pranvera e fundit në robëri!
Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.
Falangat e shtetit të fundit fashist në Evropë, mllefin e humbjes në frontet e luftës gjithandej, e shfryen me egërsinë më të të madhe kundër qytetarëve të paarmatosur.
Kujtojmë Martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar.
Sot, çdo përpjekje e jona në ndërtimin e vendit, frymëzohet nga heroizmi i luftëtarëve të lirisë dhe sakrifica e martirëve.
Lavdi e përjetshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë orëve të natës, të datës 15 prill 2021, patrulla…