Haradinaj kujton dëshmorët Elez Geci e Maxhun Berisha

28 mars 2024 | 10:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e tij të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit.

“Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha. Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtëmuajshe”.

“Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut. Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin…