MKRS-ja ndan Çmimet Vjetore për Teatër

28 mars 2024 | 10:28

Dje në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatër 2023.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë e mori Adrian Morina për dy role në shfaqjet “1984” dhe “Fausti”.

Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu nda “Qendrës Multimedia”.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin: Kushtrim Koliqi, Ag Apolloni, Ilir Bokshi, Doruntina Basha dhe Ernest Malazogu.

Ministri Çeku në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se MKRS-ja dhe Qeveria u është falënderues të gjithë atyre që përbëjnë kominitetin teatror, nga ata të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët/et në skenë, skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra profesionale e deri te pjesa që i shohim më pak, por që janë shumë të rëndësishëm, ata që qëndrojnë prapa skenave të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Interit dhe Juventusit që tashmë luan me Fluminensen…